Federata Shqiptare e Futbollit dënoi ashpërsisht dhunën e ndodhur sot në ndeshjen Football Republic-Teuta, e vlefshme për Grupin B të Kategorisë Superiore U-19. FSHF i bën thirrje Policisë së Shtetit të marrë urgjentisht masat për të arrestuar autorët e ngjarjes së rëndë.
FSHF kërkon nxjerrjen e tyre para gjykatës, bazuar në Kodin e ri Penal. Dëshirojmë të theksojmë se në shume raste Policia e Shtetit nuk ka vepruar në kohë dhe autorët e ngjarjeve të mëparshme ndodhen ende të lirë.
Një thirrje shkon dhe për sistemin gjyqësor në Shqipëri, që duhet të zbatojë me rigorozitet Kodin Penal, i cili ruan shenjtërinë e fushës së blertë.
FSHF nuk do të lejojë në asnjë çast nëpërkëmbjen e lojës më të dashur të shqiptarëve nga sjelljet e turpshme të disa prindërve dhe autoriteve që nuk reagojnë në kohë.