MENU
klinika

Ka të lënduar, por pa pasoja

Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar, grushte në fushë

31.03.2021 - 13:56

Është rikthyer dhuna në futbollin shqiptar. Në ndeshjen e luajtur sot në kompleksin “Football Republic”, mes ekipit vendas të kësaj akademie dhe Teutës për grupmoshën 19-vjeçare, janë përfshirë në një sherr masiv skuadrat, por edhe tifozë e prindër.

Kur ndeshja ishte 1-1, në favor të ekipit vendas, në minutën e 89-të, akordohet penallti dhe 2-1. Ka edhe një karton të kuq për një nga lojtarët e ekipt durrsak. Megjithatë, në minutën e 93-të, Teuta barazon në 2-2.

Ndoshta nisur nga pakënaqësia e rezultatit, një sulmues i ekipit të Football Republic ka debatuar me portierin e ekipit kundërshtar. Kjo ishte zanafilla e sherrit, ku nuk munguan grushtet, shkelmat dhe shtyrjet. Punonjësit security ishin të paktën në numër dhe nuk kanë mundur të ndalojnë dhunën.

Edhe pse në stadiumet apo impiantet sportive nuk lejohen tifozët, në videot ekskluzive për Konica.al, duket qartë numri i madh i njerëzve në tribunë, të cilët më pas u futën në fushë dhe u përfshinë në sherr. Asnjë polic i pranishëm dhe u deshën minuta të tëra që ky sherr të mbyllej. Disa nga futbollistët kanë marrë goditje, por raportohet se janë pa pasoja.