MENU
klinika

U arrestua për tjetërsim pronash

Gjykata pushon çështjen ndaj ish-deputetit të PS, Arben Ndoka

01.04.2021 - 09:48

Gjykata e Lezhës ka pushuar çështjen ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

Gjykata ka dalë në konkluzionin se “nuk provohet vepra penale ndaj ish-deputetit Ndoka”.

Kujtojmë se Arben Ndoka u arrestua në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash.

Pas arrestimit, Ndokës iu sekuestrua dhe pasuria me vlerë 40 milionë euro, që ishin toka dhe apartamente në bregdetin e Lezhës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN