MENU
klinika

Berat Buzhala: Për të garantuar pushtetin

“Pasi u vaksinua vetë, Albin Kurti kërkon të rifusë Kosovën në zgjedhje në mes të pandemisë”

02.04.2021 - 20:35

Analisti i njohur nga Kosova Berat Buzhala, sulmon ashpër kryeministrin Albin Kurti, rreth iniciativës së tij për të futur me urgjencë si ligj të parë në Parlament, ndryshimin e Kodit zgjedhor me shumicë të thjeshtë.

Kurti synon t’i jap peshë të njëjtë votës së diasporës dhe asaj të Kosovës, me shpresë tek mbështetja e diasporës, për të konsoliduar pushtetin dhe për ta rifutur Kosovën në zgjedhje të reja, duke përdorur si shkas rrëzimin e Vjosa Osmanit nga kandidate për presdiente.

Ai ëshët duke shantazhuar klasën politike, ose të pranojnë ti japin atij gjithë pushtet, ose ta marrë me ligj diskriminues.

Postimi i plotë i Buzhalës:

Ne kohen kur pandemia ka shperthy ne cdo cep te Kosoves, kur po vdesin me shume se 10 qytetare ne dite dhe infektohen rreth 1000;

Ne kohen kur Ai eshte vaksinuar dhe ndihet i sigurte;

Ne kohen kur kriza ekonomike eshte ne piken me te larte te saj;

Ne kohen kur nje pjese e opozites i premton konstruktivitet dhe zgjedhje te Presidentit, Ai ka ne mendje dicka tjeter:

Me e cu vendin ne zgjedhje.

Nuk eshte Hashim Thaci ketu, ai eshte ne Hage. Nuk eshte as Isa Mustafa, ai u pensionuar, por asnje prej ketyre nuk i mjafton Atij. Ai deshiron pushtet absolut. Ai deshiron nenshtrim. Pa marre parasysh sa do te vdesin nga COVID’i.

A e mbani ne mend kur thojshin qysh LDK e coi vendin ne zgjedhje ne Kulmin e pandemise. Tash kush po don me e çu vendin ne zgjedhje? Kush po e mbushe revolen me fishek, per cdo rast?

Ku jane ambasadoret e Kuintit? A mendojne edhe ata qe keshtu duhet te sillet pushteti? Qysh ndodhi qe befasisht ligji i zgjedhjeve me u be me i rendesishem se sa zgjedhja e Vjoses?

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin