MENU
klinika

Numër të limituar

Italia hap stadiumet për “Euro 2020”

07.04.2021 - 13:53

Një ndër udhëzimet e UEFA-s dhe presidentit Ceferin për sa i përket Europianit 2020 që do të zhvillohet gjatë kësaj vere ka të bëjë me rikthimin e tifozëve në stadiume.

Për këtë i duhet marrë leje qeverive të vendeve ku do të zhvillohen ndeshjet. Agjencia e lajmeve ANSA bën me dije se shteti italian ka dhënë miratimin e vet për të lejuar tifozë në stadiume në Kampionatin Europian.

Në Itali do të jetë “Stadio Olimpico” në Romë që do presë dy ndeshje grupesh dhe një ndeshje çerekfinale dhe në stadium do të lejohet një numër i caktuar tifozësh. Qeveria italiane i ka dhënë garanci UEFA-s për këtë, edhe pse shtëpia e futbollit evropian nuk e kishte kërkuar një gjë të tillë.

Por, për t’u lejuar tifozët në stadium dhe për t’u realizuar garancia e qeverisë italiane ndaj UEFA-s, duhet që Komiteti Teknik Shkencor të qartësojë protokollet për ngjarjet publike që do të zhvillohen në kushte të sigurta.

Evropiani do të mbahet në shumë shtete dhe mbetet problem se si do të sillen qeveritë e secilit vend. Holanda ishte e para që aprovoi tifozët për në Euro 2020, këtë është gati ta bëjë edhe Anglia, ku do të zhvillohet edhe finalja në Wembley.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës