“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Jam një vajzë 27 vjeç doja të pyesja rreth një problemi që më është shfaqur para disa ditësh. Pasi u ktheva nga plazhi, në darkë m’u shfaq herpes në buzë. Doja të dija se çfarë mund të përdor për ta trajtuar. Kam dëgjuar se është ngjitëse, a është e vërtetë?
Mjeku: Së pari, doja të sqaroja se trajtimi për herpesin në buzë bëhet sipas gjendjes së të sëmurit, por kryesisht mjekimi është lokal. Përdoren solucione antiseptik, kremra ose pomada antivirusale dhe antibakteriale, si dhe multivitamina. Gjithsesi mjekimin e jep vetëm mjeku specialist, prandaj do ju rekomandoja të bënit një vizitë te dermatologu.
Ndërsa për sa i përket pyetjes se, a është ngjitëse, do thosha se herpes simpleks është sëmundje ngjitëse, dhe mund të transmetohet nëpërmjet kontaktit fizik, prekjes dhe përdorimit të gotës apo enëve të të sëmurit apo dhe puthjes.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.