MENU
klinika

Fushata elektorale

Brataj: Partitë politike po çojnë virusin në zona të painfektuara

09.04.2021 - 12:23

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj tha se ndonëse të gjithë indikatorët e pandemisë janë në ulje, sërish pritet një rritje e infeksioneve në llim të muajit maj.

“Në fillim të majit do të ketë një rritje të numrit të të infektuarve, por jo me ato përmasa që kemi parë deri tani. Janë 140 fshatra dhe qytete, kishim 105 para 20 ditësh, ka shkuar virusi është përhapur dhe në këto zona dhe besoj se kjo edhe se ky muaj është muaji ku të gjitha partitë politik po paraqiten në të gjitha këto zona.

Vatra kryesore në fillim ishte Tirana dhe ikja nëpër qytete turistike dhe detyrimisht lëvizja e njerëzve që janë të infektuar, pavarësisht nëse janë të sëmurë apo jo, janë burim infeksioni, edhe kjo po ndikon”, tha Brataj.

Ndalur te procesi i vaksinimit, Brataj tha se po ecën me ritme mjaft të shpejta dhe se deri më tani janë vaksinuar 8.2% e popullsisë. Ai i bëri apel edhe njëherë qytetarëve që të vaksinohen, duke theksuar se vaksinat i kanë kaluar të gjitha provat dhe se efektet anësore janë vetëm fiziologjike dhe nuk zgjasin më shumë se një apo dy ditë.

“Të gjitha vaksinat e kanë efikasitetin e tyre, sado mutacione të pësojë virusi, në vaksina o bëhen ndryshimet e duhura, por i them njerëzve që duet ët vaksinohen, vaksinat i kanë kaluar të gjitha provat.

Nuk është parë asnjë ndryshim për të thënë që ka më shumë efekte anësore njëra apo tjetra, fatmirësisht të gjitha efektet anësore kalojnë me një ditë apo dy dhe janë fiziologjike.

Nuk duhet të përhapim lajmin e gabuar se kush e ka kaluar sëmundjen dhe kush është vaksinuar, nuk sëmuret më. Sëmuren, normal e kalojnë me forma më të lehta, por mund të sëmuren dhe të bëhen përhapës të infeksionit.

Njerëzit duhet ta dinë se sa të kryhet imunizimi i të gjithëve, duhet të jenë më të kujdesshëm. Jemi drejt rrugës së duhur, vaksinimi ishte drita jeshile në fund të tunelit dhe jemi në dalje të tunelit. 

emi një ndër vendet e para, ku 8.2% e popullsisë është vaksinuar. Mendoj se jemi në fazën e fundit të pandemisë”, shtoi Brataj në një intervistë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Jetojmë në presion të përditshëm, të nxjerrin librin e shtëpisë, familjen…”

Skënder Brataj: Vendimin për kufizimet e merr Qeveria. Masat mund të…