Shqiptarët që luajnë në Turqi kanë spikatur edhe njëherë tjetër. Eduart Rroca ka shënuar golin e radhës, duke kaluar në epërsi ekipin e tij Instanbulspor në ndeshjen ndaj Tuzlasporit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 29-të në Ligën e Parë turke.
Goli nga sulmuesi Rroca u shënua në minutën e 57’ të ndeshjes, nga një asist nga shqiptari tjetër, Kristal Abazaj. Ky është goli i 8-të për sulmuesin 27 vjeçar në këtë sezon në Turqi, qëkur u transferua verën e kaluar nga skuadra e Kukësit.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1 dhe goli i Rrocës i dha ekipit turk tri pikë, qe e ndihmojnë të ngjitet në klasifikim dhe të pretendojë për një vend në zonën ”playoff” që të jep mundësi të ngjitesh në Superligën turke.