Bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth, Princi Philip, u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 99-vjeçare. Këtë lajm të hidhur e bëri të ditur Pallati Mbretëror në një deklaratë zyrtare ku shkruhej:
“Me hidhërim të thellë, Madhëria e saj Mbretëresha njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut. Lartësia e Tij ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Ëindsor. Familja Mbretërore bashkohet me njerëz në të gjithë botën për të mbajtur zi për humbjen e tij. Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në momentin e duhur.”
Ndërkohë ditën e sotme Pallati Mbretëror ka publikuar një mesazh shumë prekës për bashkëshortin e ndjerë të mbretëreshës, me të cilin ajo kaloi 73 vite të jetës së saj. Familja mbretërore ka ndarë në Instagram një foto, në të cilën mbretëresha shihet e ulur përkrah Princit Philip. Fotografia u shoqërua me një shprehje që Mbretëresha Elizabeth ka thënë për të ndjerin gjatë përvjetorit të tyre të martesës në vitin 1997.
“Ai ka qenë thjesht fuqia ime dhe qëndrimi im gjatë gjithë këtyre viteve. Unë dhe e gjithë familja e tij dhe shumë vende të tjera i detyrohemi atij një borxh shumë më të madh nga çfarë ai mund të pretendonte ndonjëherë”, ka thënë mbretëresha asokohe dhe ky mesazh është shkëputur sot për të shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Princit Philip.
Kujtojmë se disa javë më parë Princi Philip u shtrua në spital në gjendje të rëndë dhe në muajin qershor ai do të festonte 100-vjetorin e lindjes.