Kryeministri Edi Rama ka rikthyer edhe një herë vëmendjen tek rruga e Lumit të Vlorës.
Në një postim në facebook, Rama ka publikuar dokumentet e vitit 1930 ku një përfaqësi e komunitetit i kërkonte Ahmet Zogut ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës.
Në reagimin e tij Kryeministri shkruan se premtimi për rrugën e Lumit të Vlorës është mbajtur vetëm nga qeveria e tij, pavarësisht faktit se më parë e kishin bërë si premtim edhe qeveri të tjera.
“Kur në vitin 1930 një përfaqësi e komunitetit i kërkonte Ahmet Zogut ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës, të cilën banorët ua kërkuan të tërëve me radhë dhe të tërë pa përjashtim ua premtuan, por premtimi u mbajt vetëm prej qeverisë sonë”, shkruan Rama.