MENU
klinika

“I kam realizuar të gjitha”

Rama tregon se pse u fut në politikë: Jam kryeministri i vetëm që…

11.04.2021 - 12:16

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Laprakë ka treguar arsyen se për çfarë u fut në politikë. Ai tha se nuk ka dashur që të jetë një politikan, por donte të merrte në dorë fatin e tij.

Kryeministri pohoi se ishte i vetmi kryeministër që kishte lëvizur në të gjithë Shqipërinë.

“Unë nuk u futa në politikë se doja të isha politikan, por se isha në emigracion. Më futi besimi tek vetja. Hera herës njerëzit kanë rënë pre e recetave çudibërëse dhe kanë përfunduar në fund të greminës. Ajo pjesë e njerëzve që besojnë tek puna, tek vetja, tek guximi, i kanë lënë të tjetër që të delegojnë fatin e tyre. Unë kam hyrë në këtë rrugë, pikërisht që fatin tim, të familjes time, të vendit tim, mos tua delegoja të tjerëve. Sot jam këtu që t’u them shqiptarëve; mos ndaloni, mos ktheni rrugën, mos u dorëzoni. Ngjitja drejt majës ku duam të mbërrijmë është e vështirë. unë i kam realizuar të gjitha. I kam pasur të gjitha nderët nga populli im. Unë s’jam këtu për veten, ne, Erjoni, ju të gjithë e duam Shqipërinë jo për pushtetin, kurse ata e duan për pushtetin. Po të shohësh km në makinën time është më i gjatë se sa ajo e kryeministrave të gjithë bashkë në vendin tonë për shkak të udhëtimeve të mia në të gjithë Shqipërinë”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Piramida me kapacitet prej 5000 nxënësish"

Rama dhe Veliaj me të rinjtë te ‘Tumo Center’: Fond garancie…


Nga Lutfi Dervishi

Burg, burg, burg….

“Do keni paga të ngjashme ose më të mira sesa në Greqi“

Rama fton emigrantët të kthehen në Shqipëri

“Po të ishte e vërtetë s’do të ishin ‘prerë kokat’ nga radhët e PS”

Drejtësia e kontrolluar nga qeveria? Rama u përgjigjet kritikëve

“Në 2030 të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel”

Rama kërkon votën e emigrantëve në Greqi: Ta bëjmë Shqipërinë anëtare me të drejta të plota në BE!