MENU
klinika

Dy javë para zgjedhjeve

Çfarë u diskutua mes kryevëzhgueses së ODIHR dhe kryeministrit Rama?

12.04.2021 - 07:50

Kryesuesja e vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Urszula Gaçek, zhvilloi dje një takim me Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Takimi në fjalë u mbajt në selinë e Partisë Socialiste, ndërsa zgjati rreth 45 minuta.

Pa dyshim që në fokus të takimit mes Ramës dhe Gaçek ishin zgjedhjet e 25 prillit si dhe garancia për mbarëvajtjen e këtij procesi. Gaçek më herët ka bërë të ditur se qëllimi i OSBE/ ODIHR është arritja e standardeve në zgjedhjet e 25 prillit dhe se nuk ka rolin e polices në zgjedhje.

Më herët, kryevëzhguesja e zgjedhjeve ka zhvilluar takime edhe me drejtuesit e partive politike, të cilat marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare. Në çdo zgjedhje në Shqipëri vijnë vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër.

Të parët mbërrijnë në Shqipëri për të monitoruar edhe procesin e fushatës zgjedhore, ndërsa të dytët vijnë vetëm pak ditë para zgjedhjeve. Në përfundim të zgjedhjeve parlamentare, monitoruesit përgatisin një raport në lidhje me atë që kanë ndodhur në Shqipëri. Kujtojmë që Shqipërisë i është vendosur si parakusht për të nisur negociatat procesi zgjedhor. Nëse zgjedhjet do të jenë me standarde, atëherë Shqipëria me gjasë do të zhvillojë mbledhjen e parë ndërqeveritare për vijimin e negociatave për anëtarësimin në BE-së.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!