MENU
klinika

Paralajmërimi për reciprocitet/ Gjuriç reagon kundër Qeverisë Kurti

“Po veprojnë në kundërshtim me letrën e Blinken”

12.04.2021 - 09:13

Ambasadori serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç deklaroi se autoritetet në Kosovë po bëjnë gjithçka në kundërshtim me rekomandimet e Sekretarit të Shtetit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, “i cili tha se dialogu me Serbinë duhet të jetë një përparësi”.

Gjuriç në një postim në Twitter, ka shkruar se “në vend të kësaj, Prishtina përgjigjet duke njoftuar një masë të reciprocitetit, bashkimit me Shqipërinë dhe akuzave kundër igumenit të Deçanit, Sava Janjiç. Sekretari i Shtetit i SHBA-së u dërgoi një vendim korrekt dhe të mençur udhëheqësve të qeverisë së re në Prishtinë për ta bërë dialogun një nga përparësitë e tyre. Si reagojnë ata?

Shpallja e masave të reciprocitetit, bashkimi me Shqipërinë dhe akuzat penale kundër Sava Janjiçit për avokim të respektimi të vendimeve gjyqësore. Kjo sigurisht që nuk duket premtuese”, tha ai.

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?