“Maffia” është lancuar tre ditë më parë nga Don Xhoni është dhe projekti i parë muzikor i reperit për këtë vit.
Muzika është realizuar nga producenti Rrzon, ndërsa ‘beat’-i nga: Rrzon, Pllumbi dhe Torch Music. Ndërkohë për tekstin është kujdesur vetë reperi. Klipi i këngës është realizuar në Kosovë nga produksioni Sekuencë Studio.
Ky projekt është pritur me padurim nga fansat dhe është pëlqyer shumë, aq sa ka thyer rekorde tre ditë pas publikimit.
Siç tregon edhe vetë i lumtur Don Xhoni, në tre ditë kënga e tij ka arritur 2 milion klikime në Youtube.
“S’po ec diçka hiç. Gëzuar për dy milion në tre ditë”- ka shkruar ai.
Këto ditë, Don Xhoni ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të sherrit virtual me anëtarët e grupit “OTR”, Noizy-n, Varrosin, etj.
Varrosi publikoi dy ditë më parë këngën e tij më të re “Flamma”, që hapur ishte një diss për gjithë reperët e rinj. Ai përmend sherret që ka pasur personalisht dhe grupi ku bën pjesë “OTR” me disa nga reperët si Big Kik, Don Phenom, Mato Lale, Fero etj. Përveç tyre në këngë ai përmend edhe Don Xhonin, duke e thumbuar për deklaratën e famshme se ka kryer marrëdhënie me profesoreshën.
Nga ana tjetër, Don Xhoni bëri ironi duke u shprehur se i vjen gjynah t’ia kthejë diss-in.