MENU
klinika

Lihen në burg dy administratorët e arrestuar

Kontejneri me 143 kg kokainë në Durrës

13.04.2021 - 10:10

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy administratorët e dy kompanive, që kishin porositur banane në kontejnerin, ku u gjetën 143 kg kokainë.

Droga u sekuestrua në portin e Durrësit pak ditë më parë. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar foto të Klajdi Xibrakut dhe Erjon Petit, të cilët qëndronin pas kafazit prej xhami, gjatë dhënies së masës nga gjykata e Durrësit.

Të dy të arrestuarit, të cilët janë edhe kushërinj me njëri-tjetrin, kanë mohuar që të kenë lidhje me trafikun e drogës. Ata thanë pas arrestimit se operonin në fushën e importit të frutave prej 5 vitesh dhe çdo javë prisnin kontejnerë nga Amerika Latine, ndërsa mohuan se kanë lidhje me trafikun e drogës.

Policia dyshon se ngarkesa prej 143 kg drogë ka ardhur në Shqipëri për llogari të 3 grupeve të ndryshme kriminale. Policia ka sekuestruar telefonat celular të dy të arrestuarve si edhe gjithë dokumentacionin e kompanisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Detaje/ policia u informua 2 javë më parë për nisjen e ngarkesës...

Kontejneri me kokainë në portin e Durrësit


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin