MENU
klinika

Sali Mehmeti

Manual: Si Kurti do qëndrojë dy mandate

13.04.2021 - 17:43

Me vendimin për mbyllje e restriktim të jetës ekonomike, guverna e Kurtit âsht në honin ma të thellë të jopopullaritetit. Aso vendimi që edhe militanti ma i bindun nuk ndihet rehat e as nuk e mbron.

Por nji afishim i Kurtit për muajin e Ramadanit, për barkun e shpraztë e për nijetin e fisëm, për pak orë i merr 50 mijë pëlqime e mbase po aq në ditët në vazhdim. Pra kriza e çastshme e popullaritetit u kalue pa fort mund!

Kushdo që di me i lexue rropullitë e parashikimeve, e di që kjo hollësi e shpjegon pushtetin e tij jo veç për këtë mandat, por edhe nja dy tjera në vijim.

Në momente tërbimi, si kjo me izolimin, njerëzia napërdhámbën tu e mendue nji situatë imagjinare kur kryeministrin e kryqëzojnë me akuza si bukëpërmystë, si i njejtë me të tjerët…

Por ja që Kurti i paraprinë kësaj tu apelue në emocione (“muaji i agjërimit na kujton…”) dhe i gjithë resentmenti abrakadabra kthehet në hiçmosgjë.

Francezët kanë nji shprehje “l’esprit d’escalier” (mendja në shkallë). E krijueme prej Dideroit të madh, kjo i referohet asaj situate të palavdishme kur përgjigja e përsosun ndaj kundërshtarit na vjen veç mas betejës dhe jo kur duelonim me të. Pak a shumë si ai tregimi me hallën që kur e kryti qefin “i vuri shulin derës”.

Kurtit nuk i vyjnë as vizione, as plane, as ekspertë e këshilltarë të mirë. Nevojën ma të madhe e ndjen me e ditë qysh Thaçi ia ka ba në filan situate ose qysh kish me ia ba në nji situatë tjetër hipotetike.

Pra, ajo që thotë nji shoq i ndershëm nga VV-ja “me e etnopsikologjizue” shoqninë tonë të përvujtun e ramadan-dashëse 🤭