Më pak se 1 për qind e dyshemesë së oqeaneve përbëhet nga korale.
Me aplikacionin, krijimi i një harte të koraleve vjen bashkë me një sasi të madhe të dhënash dhe fotosh, që çojnë në një analizë. Tetë ër qind e dyshemesë së oqeanit është tashmë e përfshirë në harta me të njëjtin rezolucion fotosh si ato në tokë, thotë një nga shkencëtarët e NASA-s. Pyetjet kryesore se ku është korali, sa i shëndetshëm është dhe si ndryshon ai me kohën, duhet të marrin një përgjigje nga dikush dhe në të shkuarën duhej që kjo të bëhej përmes shqyrtimit të të dhënave ekzistuese dhe duke i klasifikuar manualisht ato. Koralet e marrin ngjyrën e shndritshme nga algat brenda tyre. kur koralet jetojnë nën stres, ato i dëbojnë këto alga dhe zbehen, çka i bën ato të shuhen. Oqeanet e botës marrin 90 për qind të nxehtësisë nga emetimet e gazrave që shkaktojnë efektin serë dhe kjo bën që koralet të zbardhen. Tani, shumë shpresa janë varur tek ky aplikacion. Ndërsa një lojë që edukon përdoruesit për koralet nuk do ta zgjidhë problemin, sa më i ulët të jetë efekti i dorës së njeriut, aq më i lartë është shansi i rimëkëmbjes së koraleve.