Shuhet një nga zërat më të mëdhenj të muzikës botërore. Mbretëresha e muzikës soul vdiq në moshën 76-vjeçare në Detroid. Agjensitë e ndryshme të lajmeve nga qyteti ku ajo jetonte njoftuan tri ditë më parë se këngëtarja, sipas të afërmve të saj ishte rëndë.
Që prej vitit 2010 kur u diagnostikua me kancer në pankreas, Franklin ka qenë e rezervuar në daljet publike. Në prill të këtij viti pas rekomandimit të mjekëve, këngëtarja anuloi turin e koncerteve, duke lajmëruar tërheqjen, por jo mbyllje përfundimtare të karrierës.
Shfaqja e fundit e Mbretëreshë së soul-it ishte në nëntor në një mbrëmje Gala për Elton John Aids Foundation; dhe po atë muaj publikoi albumin e ri me titull “A Brand New Me”.
Lajmin për ndarjen nga jeta e dha Sky News duke cituar agjentin e saj Gwendolyn Quinn.
Ikona afro-amerikane, me një karakter dhe personalitet të fortë lindi në Memphis më 25 mars 1942 dhe u shndërrua në një prej zërave më imponues të shekullit të kaluar. Janë të paharrueshme këngët si Natural Woman, I Say a Little prayer apo Respect