MENU
klinika

Pamjet s’duhen humbur!

Madonna blen shtëpinë 20 milion dollarëshe të The Weeknd

15.04.2021 - 10:51

Këngëtarja e famshme Madonna ka shpenzuar rreth 20 milion dollarë për të blerë shtëpinë e këngëtarit të njohur The Weeknd në Los Angeles.

Prona gjendet në “Hidden Hills” të Santa Monicas dhe përfshin 9 dhoma gjumi dhe mbizotëron ngjyra e bardhë. Më poshtë mund të shijoni pamjet e super shtëpisë:

Madonna, 62-vjeç, ka bërë tatuazhin e saj të parë!

Ajo vendosi të bënte një dedikim për personat më të shtrenjtë të jetës së saj, gjashtë fëmijët.

Madonna është treguar minimaliste dhe ka përjetësuar në kyçin e dorës inicialet e secilit prej fëmijëve, L, R, D  M, E, S.

Përkatësisht: Lourdes, 24 vjeç, Roço, 20, David, 15, Mercy, 14 dhe binjaket 8-vjeçare, Estere dhe Stella.

Madonna bën tatuazhin e parë në moshën 62-vjeçare. E

Këngëtarja e ndau vetë procesin në llogarinë e saj në Instagram, duke i treguar të gjithëve se ka gjithmonë një herë të parë.

“E ‘ngjyrosur’ për herë të parë”- shkroi Madonna, duke i frymëzuar të gjithë të apasionuarit e tatuazheve.

Këngëtarja e famshme, fituese e 7 çmimeve Grammy, ka refuzuar së fundmi të punojë me DJ David Guetta për prodhimin e albumit të saj të 12-të për shkak të shenjës së tij të horoskopit.

Madonna u interesua vetë e para të punonte me Guetta-n, pasi ai fitoi një çmim Grammy në 2011-tën për miksimin e këngës së saj, Revolver.

“Ajo më tha se e kishte pëlqyer shumë miksimin dhe se unë do t’i prodhoja albumin e radhës. Unë arrita për drekë. Flasim për gjithçka, muzikën, çfrë donte të bënte ajo me albumin. Shumë mirë. Jemi thjesht unë dhe ajo. Shumë të relaksuar. Konsumojmë drekën dhe fillon të mendosh kur do punojmë bashkë”, ka treguar DJ i njohur për “Mcfly et Carlito”.

Më pas Madonna e kishte pyetur për shenjën e tij të horoskopit dhe David i ishte përgjigjur: “Akrepi”.

“Papritur ajo bën një fytyrë dhe më thotë: ‘Më vjen keq, nuk do të punojmë bashkë. Ishte kënaqësi që të njoha. Mirupafshim!”, rrëfeu Guetta.

Madonna punoi me një akrep në 1994 kur vendosi të punësonte Bjorke për të shkruar bashkë këngën “Bedtime Story” për albumin e saj të gjashtë. Ndërkohë vetë David Guetta ka bashkëpunuar me një numër të madh artistësh me famë ndërkombëtare dhe deri më sot nuk ka pasur asnjë problem, por mesa duket Madonna është tipiku i personave të varur nga horoskopi!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN