MENU
klinika

ANALIZA/ Preç Zogaj: Ftesa e Ramës për t’i bërë keq Bashës!

Pse kjo ftesë në mes të betejës?

16.04.2021 - 16:06

E tillë është ftesa për bashkëqeverisje e kryeministrit Edi Rama drejtuar shefit të opozitës dhe rivalit të tij kryesor për postin e kryeministrit, Lulzim Bashës.

Sido që ta paketosh, ta veshësh me argumente e ta zbukurosh – dhe unë jam prej atyre që do ta bëja mirë ketë gjë sepse i njoh mirë pasojat e ngatërresës së gjatë shqiptare me prapavijë antishqiptare dhe nevojën për kapërcimin e saj me një vetëdije të re, në respekt të pluralizmit e vlerave të tij- prapseprapë kjo ftesë në kulmin e fushatës elektorale vjen si një top jashtëqitjeje në një çorape najloni, siç thotë një shprehje e njohur.

Do kishte sens nëse në Shqipëri do të ishte duke marrë terren elektoral frikshëm ndonjë parti e ekstremit të majtë apo të djathtë, që do të ishte kundër partneritetit srategjik me SHBA, kundër integrimit të vendit në BE, e tjerë. Asgjë e tillë. As në këtë fushatë, as në horizontin e largët. Shqiptarët janë të përcaktuar në shumicë dërmuese si properedimorë, të djathtë, të majtë, të qendrës, pa parti. Por edhe sikur të ekzistonte një parti e fuqishme ekremiste, aleancat e mëdha kundër saj ravijjëzohen ose shpallen para fushatës.

Por pse kjo ftesë e Ramës në mes të betejës, kur qytetarët kanë një zgjedhje për të bërë: opozitën ose qeverinë, ndyshimin ose vazhdimin?

Rama ka luksin ta bëjë duke qenë njëshi absolut, dielli dhe shiu në partinë që drejton. Ai nuk llogarit asnjë reagim nga stukturat dhe anëtarësia. Partisë Socialiste i peshon akoma më shumë bishti se sqepari, ajo është një ide pushteti, pa asnjë domethënie tjetër dhe nga kjo pikpamje lideri i saj pragmatist mund të bëjë akrobacira politike të paimagjinueshme që do ta shkatërronin drejtuesin e një partie të majtë në Europë ku përmbajtja ideore e partive ka kuptim, është identiteti i tyre.

Nisur nga autoriteti absolut në parti, Rama ndihet komod dhe nuk mendohet dy herë të hedhë një bombë tymuese në kampin kundërshtar, duke e ditur se kampi kundështar është një mozaik në një lidhje të brishtë në disa fragmente të tij, me një drejtues si Basha që duhet të menaxhojë disa qendra autoriteti dhe pushteti, nje festival sensibiltetesh, pra mundësia për t’i krijuar probleme dhe për të mbjellë çorjentim e diversion rreth e rrotull tij ekziston, është joshëse.

Ngado që ta marrësh, ftesa e Ramës niset për t’i bërë keq Lulzim Bashës, për të ngadalësuar e mundësisht ndaluar rritjen e mbështetjes popullore për të, PD-në dhe opozitën në këtë finale të fushatës .

Sigurisht, kundërshtari politik nuk akuzohet pse kërkon të të dobësojë. Rama është në të drejtën e tij të mundë Bashën dhe anasjelltas.

Thënë këtë, duhet të vëmë në dukje dy gjera: e para, goditjet përfide, poshtë brezit, janë mjete të politikës së ndyrë. Zgjedhësit e zgjuar e kanë parasysh ketë dhe dinë t’ua kthejnë në boomerang atyre që i përdorin. E dyta, pavarësisht frazave që përdor, Rama tradhëton ndjesinë se e sheh Bashën si “ pyllin e Brinjës”,që po vjen ta largojë, nëse do të përdornin një metaforë të Shekspirit.

Basha ka bërë mirë që është mjaftuar me një përgjigje të shkurtër , duke mos rënë në kurthin e humbjes së kohës në një “ debat” shterpë në këtë moment.

Zgjedhjet janë afër. Zgjedhësit do të votojnë për një shumicë dhe për një opozitë. Askush nuk ka të drejtë të devijojë nga verdikti i zgjedhësve sovranë, duke ndryshuar në tryeza çfarë del nga kutitë e votimit .

Sigurisht, bashkëqeverisja mes forcave kundërshtare apo koaliiconet e mëdha nuk janë gogol. Ato kanë ekzistuar e ekzistojnë. I kemi parë në vendet me të zhvilluara, si Gjermania, Italia e tjerë.

I kemi provuar edhe në vendin tonë. Ato kanë një kusht , një të përbashkët: diktohen ose nga rrezultati i zgjedhjeve, ose nga krizat e rënda dhe janë kalimtare. Pra në thelb i vendos populli edhe ato. Por se përse u ngut Rama t’i dilte përpara popullit tetë -nëntë ditë para ditës së popullit, tashmë kushdo mund të ketë një ide.

*Ky artikull është ekskluzivisht për “Panorama.al’. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Tre qarqet që do përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve"

Shpëtim Nazarko: Nuk besoj te fitorja e PD, por as vë bast të sigurt për PS


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin