Prej 6 vitesh, Emina Çunmulaj është e martuar me biznesmenin iranian, Sam Nazarian. Emina ka treguar se është shumë e lumtur me jetën e saj dhe prej vitesh jeton me partnerin në SHBA. Të dy ata respektojnë në maksimum traditat e njëri-tjetrit dhe madje Emina ka treguar sot se Sam është shqiptarizuar. Ajo ka ndarë në Instagram një video të saj, në të cilën shihet duke kënduar në një jaht me këngën e Mozzik dhe Getinjos “El Chapo”.
Por ndërkohë që të gjithë mund të mendonin se kjo është kënga e preferuar e Eminës, ajo ka treguar se në fakt është përzgjedhje e bashkëshortit të saj.
“A mund ta besoni se kjo është lista me këngët e preferuara të bashkëshortit tim. Ai është shqiptarizuar”, ka shkruar Emina.
Më pas ajo ka publikuar dhe një tjetër video të vjetër të bërë pak kohë më parë, ku shihet duke kërcyer. Modelja ka shpjeguar se tashmë është 9 kilogramë më shumë dhe nuk mundet të kërcejë më aq lirshëm.
“Gjithashtu një kthim pas në kohë, sepse tani jam 9 kilogramë më shumë dhe më duhet t’i rikujtoj vetes se një ditë beli im do të rikthehet”, ka shkruar Emina.
Para disa ditësh modelja shqiptare zbuloi se është shtatzënë për herë të tretë. Ajo është këtë herë në pritje të një djali dhe lajmin e bukur e dha pas publikimit të një fotografie me vajzat e saj.