MENU
klinika

AstraZeneca dhe Johnson&Johnson

Mjekët shpjegojnë lidhjen mes mpiksjes së gjakut dhe vaksinës

17.04.2021 - 11:43

Mjekët po analizojnë shkakun e mpiksjes së gjakut që mund të lidhet me disa vaksina të koronavirusit.

Shumica e rasteve karakterizohen  nga një mpiksje e pazakontë e gjakut e kombinuar me një numër të ulët të trombociteve.   Këto raste janë konstatuar më shumë te personat të cilët janë vaksinuar me AstraZenca në  Europë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave po shqyrtojnë provat  nëse vaksina Johnson & Johnson gjithashtu mund të shkaktojë mpiksje  gjaku.

Disa ekspertë dyshojnë se reagimi i trupit ndaj atyre vektorëve viralë të vaksinave J&J dhe AstraZeneca mund të shkaktojë reagime të ndryshme. AstraZeneca nuk është e autorizuar në SHBA. DA dhe CDC kanë kërkuar pezullimin e vaksinës J&J.

Një ekip i udhëhequr nga  Marie Scully, një hematologe në Universitetin e Spitalit të London College, studioi 22 pacientë që zhvilluan mpiksje gjaku pasi u vaksinuan me AstraZeneca dhe konstatuan  një përgjigje të pazakontë të antitrupave.

Këto  antitrupa të quajtur  anti-PF4 ishin  zbuluar vetëm në një reagim të  rrallë ndaj përdorimit të heparinës për hollimin e gjakut. Rastet e mpiksjes së gjakut janë shumë të rralla, prandaj është edhe e vështirë të kuptosh lidhjen mes mpiksjes së gjakut dhe vaksinës, sipas mjekëve.

“Ngjarjet e raportuara në këtë studim janë të rralla dhe derisa të kryhen analiza të mëtejshme, është e vështirë të parashikosh se cila nga grupmoshat mund të preket. Personat e vaksinuar kanë raportuar mpiksje gjaku pesë ditë pas dozës së parë të vaksinës, raporton abcnews.al

“Në të gjitha rastet e raportuara deri më sot, sindroma e trombocitopenisë (numër i ulët i trombociteve) dhe trombozë venoze (mpiksje gjaku) duket se shkaktohet nga marrja e dozës së parë të vaksinës (AstraZeneca) ChAdOx1 nCoV-19.

Por nëse vaksinimi mund të shkaktojë mpiksje gjaku, do të ishte e rëndësishme si të trajtojmë rastet në mënyrë të përshtatshme, pacientët  duhet të marrin ilaçe kundër mpiksjes, por jo heparinë dhe imunoglobulinëm theksojnë mjekët.

Gjithashtu nuk është e qartë se cilët janë më të rrezikuar, tha mjeku Douglas Cines i Universitetit të Pensilvanisë dhe  James Bussel i Weill Cornell Medicine .

“Shumica e pacientëve të përfshirë në këto raporte ishin gra më të reja se 50 vjeç. Një përqindje jashtëzakonisht e lartë e pacientëve kishin pësuar trombozë në vende të pazakonta,” shkruajnë ata.

Disa vende europiane kanë kufizuar moshën e personave që do të vaksinohen me AstraZeneca. Për shembull. Belgjika ka kufizuar  përdorimin e saj te personat nën moshën 55 vjeç. Vende të tjera kanë ndaluar përdorimin e saj.

Këshilltarëve të vaksinave të CDC-së u është kërkuar të marrin në konsideratë nëse kufizime të ngjashme mund të jenë të duhura për vaksinën Johnson & Johnson, megjithëse vetëm një numër shumë i vogël i rasteve janë raportuar në SHBA, raporton abcnews.al

Ndërsa rastet e mpiksjet e gjakut në tru  janë  ato që shqetësojnë më shumë mjekët, një tjetër simptomë shqetësuese është edhe mpiksja në vena dhe arteriet e mëdha. Mjekët këshillojnë pacientët  të kryejnë analiza nëse zhvillojnë mpiksje gjaku pasi janë vaksinuar  kundër koronavirusit dhe të mos përdorin heparin për të trajtuar mpiksjet.

ASH publikoi udhëzime duke thënë se dhimbja e kokës dhe ethet  pas vaksinimit nuk janë shqetësuese. Pacientët me simptoma të rënda, të vazhdueshme, veçanërisht dhimbje koke të forta, dhimbje barku, të përziera dhe të vjella, probleme në shikim, gulçim, dhe / ose dhimbje në këmbë dhe ënjtje, katër deri në 20 ditë pas vaksinimit duhet të konsultohen menjëherë me një mjek.

Komiteti Këshillimor i CDC pritet të mblidhet në 23 Prill për të analizuar të dhënat rreth mpiksjes së gjakut. CDC dëshiron të dijë nëse ka ndonjë gjë specifike që rrezikon njerëzit  pas vaksinimit.

Në një letër për New England Journal of Medicine, shkencëtarët në Janssen, të Johnson & Johnson, thanë se nuk prova të mjaftueshme se vaksina Covid-19 shkakton mpiksje gjaku dhe ata po punojnë me ekspertët dhe rregullatorët për të vlerësuar të dhënat.

Sipas tyre provat janë të pamjaftueshme për të vërtetuar nëse ka një lidhje  midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut. Moderna dhe Pfizer / BioNTech përdorin një teknologji ndryshe nga AstraZenca dhe J&J dhe nuk kanë raportuar asnjë rast të mpiksjes së gjakut..

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN