Ecja është forma më e zakonshme e transportit, megjithatë në shumë qytete të botës nuk ndodh kështu.
Një studim i ri tregon se cilat janë qytetet e mëdha në mbarë botën, të konsideruara më të lehta për t’u përshkuar më këmbë. Në një raport nga Instituti për Transportin dhe Politikën e Zhvillimit Parisi është i përfshirë në dy nga pesë listat më të mira për këmbësorët, por jo vetëm.
Shkalla e ecjes është vlerësuar duke analizuar faktorë të tillë si afërsia e banesave me shërbimet kryesore si shkollat dhe kujdesi shëndetësor, përdorimi i atutomjeteve apo lagjet e vogla që nuk kanë devijime.
Afërsia me shërbimet është përcaktuar nga përqindja e popullsisë urbane që jeton brenda një kilometri që përfshin kujdesin shëndetësor dhe të institucioneve arsimore. Pesë qytetet kryesore për afërsi janë Parisi, Lima, Londra, Santiago dhe Bogota.
Hapësirat e gjelbra janë të shkëlqyera për shëndetin mendor dhe fizik, si dhe luajnë një rol të rëndësishëm në luftën e ndotjes urbane. Qytetet më të vlerësuara ku ju mund të lini makinën pas, janë Hong Kongu, Moska, Londra por sërish edhe Bogota dhe Parisi.
Lagjet më të vogla të qytetit pa devijime janë më të aksesueshme për ecje. Sipas studimit, në këtë listë qyetet karakteristike janë Khartoum, Lima, Karachi Tokyo dhe Bogota.
Sipas Raportit, në SHBA njerëzit nuk janë shumë miqësorë me ecjen, ndaj ata konsidetohen edhe më përtacët.