MENU
klinika

Rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve!

Kush është shqiptarin që shkëlqeu në galanë e “Gucci & Balenciaga”?

18.04.2021 - 09:39

Koleksioni i shumëpritur “Aria” i shtëpisë prestigjioze të modës, Gucci, debutoi mbrëmjen e djeshme. Gjenitë krijues, Alessandro Michele, drejtori krijues i Gucci dhe Denma Gvasalia i Balenciaga kishin vendosur mendjet e tyre së bashku për të zbuluar një bashkëpunim mahnitës.

Michele i bëri homazhe Tom Ford-it në një seri kostumesh që kujtonin rrobaqepësinë e ish-shefit të tij.

“Tom ishte i pari që kuptoi se Gucci kishte këtë fuqi kulti: fuqinë e simboleve, një lloj magnetizmi, fuqinë e një vendi që unë e përshkruaj si një klub”, tha Michele.

‘Aria’ shënon 100 vjetorin e Gucci, si dhe bashkëpunimin me “Balenciaga” dhe referencat “Tom Ford” në këtë koleksion.

Në një nga kthesat më të habitshme të koleksionit, Michele huazoi le të themi, direkt nga Balenciaga, shtëpia e modës në Paris në pronësi të së njëjtës kompani që ka dhe Gucci-n.

Joland Novaj, modeli nga Kosova mori vëmendje të madhe, pasi shkëlqeu në pasarelën e shtëpisë prestigjize të modës. Nëpërmjet një postimi në Instagram ai u shfaq me lot në sy nga gëzimi.

“Nuk mund ta besoj se po shikoj veten të sfiloj për “Gucci Aria Show”, një nder i madh të jem pjesë e saj. P.s Ne foton e fundit janë lot gëzimi!”, shkroi Joland.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN