MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam lytha në qiellzë dhe gjuhë…

19.04.2021 - 08:16

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje, jam një vajzë 18 vjece. Kam vërejtur në muret e qiellzës së butë, disa fryrje nuk e di a jan lytha apo çfarë.

Gjithashtu edhe në gjuhe kam 2, jam në stres shumë të madh a mund të jetë HPV, sepse vitin e kaluar gjinekologu më ka thene se kam condyloma accuminata ne pjesën gjenitale, por që nuk janë të rrezikshme.

Mjeku: Është e vërtetë që HPV mund të ketë shfaqje edhe në pjesen e gojës por Jo domosdorisht. Fillimisht duhet t’i shoh vetë. Mund t’i bëni foto?

Duhet të përjashtojmë një sëmundje akute virale që prek gjendrat e pështymës dhe fytit. Keni patur shenja gripi si ethe, kollë, rrufë, dhimbja apo gërricje fyti këto ditë?

Në pritje të fotos suaj dhe të detajeve të kërkuara.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkaqet, trajtimi dhe rrezikshmëria

Lythat/ Kur duhet të shqetësoheni?

Mjekim në kushte shtëpe

Doni të shpëtoni nga lythat?