Liverpool nuk ka përfituar nga rezultatet e rivalëve. Pas 3 fitoreve radhazi, të kuqtë janë ndalur 1-1 në fushën e Leeds, me këtë të fundit që vinte po nga 3 fitore rresht. Një barazim që vlen pak për të Kuqtë, ndërsa për Leeds ishte një pikë prestigji.
Liverpool mori avantazhin përballë Leeds në minutën e 31-të. Sadio Mane ka qenë ai që ka çuar shifrat në 0-1, pas një aksioni fantastik. Diogo Jota ka dhënë një pasim mjaft të bukur për Alexander-Arnold, i cili ka asistuar për Mane, që me portën bosh ka çuar topin në rrjetë.
Kur u mendua se miqtë morën 3 pikë me vlerë në një transfertë të vështirë, ishte Llorente ai që shënoi për Leeds, duke barazuar shifra në 1-1. Rezultat që mbeti deri në fund. Mbeten edhe 6 javë, Liverpool do ta ketë të vështirë të fute në zonën Champions.