MENU
klinika

Reagimi ndaj Gjermanisë

Kryeparlamentarja serbe: Nuk do ta njohim Kosovën

27.10.2018 - 12:04

Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviç, ka deklaruar se është shumë i rëndësishëm qëndrimi gjerman për çështjen e Kosovës.

Gojkoviç në një intervistë për televizionin “Prva”, ka thënë se duhet marrë shumë seriozisht deklaratën e deputetit të Bundestagut Gjerman, Peter Beyer, i cili kishte deklaruar se “Serbia duhet de jure ta pranojë si shtet sovran Republikën e Kosovës, përndryshe nuk do të hyjë në BE, sepse Gjermania është ndoshta anëtari më i rëndësishëm i BE-së”.

Sipas saj, çështja e rëndësishme është arsyeja pse vazhdimisht është duke bërë presion mbi Serbinë për të zhvilluar dialogun, në qoftë se gjithçka është zgjidhur, por është pozitive edhe fakti se Shtetet e Bashkuara, për herë të parë në historinë e re, kanë “një qëndrim më të balancuar”. /Konica.al/

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin