MENU
klinika

Nga New York Times

‘Xhafaj iku, por Rama nuk tha arsyet’

27.10.2018 - 12:11

“Ministri i Brendshëm i Shqipërisë ka dhënë dorëheqjen, nderkohe qe vendi ballkanik përpiqet të luftojë më mirë korrupsionin dhe trafikimin e drogës”. Keshtu e nis raportimin “New York Times“, teksa shkruan sot per doreheqjen e ministrit te Brendshem, Fatmir Xhafaj, referuar Associated Press.

Duke shkruar në faqen e tij të Twitter të shtunën, kryeministri Edi Rama tha se kishte pranuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pa dhënë asnjë shpjegim”- raporton me tej media prestigjoze.

Rama më pas emëroi Sander Lleshin, një ish-zyrtar ushtarak, si ministrin e ri te Brendshëm, duke thënë se ai do të sjellë “energji të re pozitive” në post.

Lleshi duhet të dekretohet pas kesaj nga presidenti dhe parlamenti para se të marrë zyrtarisht detyren e re.

Lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit janë përparësitë kryesore për Shqipërinë, e cila po kërkon të nisë negociatat e plota të anëtarësimit me Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm.

Megjithë goditjet e bera, Shqipëria mbetet akoma një strehë për marihuanën dhe kontrabandën e drogës dhe një parajsë për pastrimin e parave të drogës.

Partia Demokratike përshëndeti dorëheqjen e Xhafaj si “një hap të rëndësishëm në luftën tonë për të pastruar politikën e krimit”.

PD kishte akuzuar Xhafaj për mbështetjen e aktiviteteve kriminale të vëllait të tij të lidhur me drogën, akuze qe Xhafaj kishte mohuar.

Paraardhësi i Xhafaj, Saimir Tahiri, është duke u hetuar për përfshirjen e dyshuar në një rrjet trafiku të drogës.-shkruan New York Times.

Nga fansi i Putinit tek “Dr. Oz”

Më të rrezikshmit në kabinetin e Donald Trump

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!

SPD në krizë: Olaf Scholz apo Boris Pistorius

Cilin do të zgjedhin kancelar në zgjedhjet e 23 shkurtit?