MENU
klinika

La Liga, Java 32

Atletico nuk gabon, rimerr kreun e La Ligas

22.04.2021 - 19:55

Dy fitore radhazi dhe duket se Atletico Madrid nuk e ka ndërmend të lëshojë kreun e La Liga-s deri në fund. Të besuarit e Simeones fituan në shtëpi 2-0 ndaj Huesca-s dhe rikthehen menjëherë në krye, 3 pikë para Real.

Atletico Madrid ka gjetur golin e avantazhit në fundin e pjesës së parë. Ka qenë Correa ai që ka shënuar për Colchoneros në minutën e 39-të falë një devijimi që ka nxjerrë jashtë loje portierin kundërshtar. Kaq për pjesën e parë.

Vendasit dominuan edhe në pjesën e dytë, por clirimi erdhi vetëm në minutën e 81-të, kur Carrasco shënon golin e dytë. Më pas nuk pati shumë histori, të besuarit e Simeones rimarrin vendin e parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN