MENU
klinika

NBA

Lakers bien sërish, Bucks mposhtin Philadelphian

23.04.2021 - 08:03

Surpriza të tjera në ndeshjet e NBA. Kur pritej reagimin, tjetër humbje për skuadrën e Los Angeles Lakers, që u mposht 115-110 nga Dallas Mavericks, duke rrezikuar tashmë edhe vendin e pestë në renditje.

Edhe pse për Lakers u rikthye në fushë Davis (4 pikë në 16 minuta lojë), kjo nuk mjaftoi. Luka Doncic bëri diferencën në fushë për Dallas, duke realizuar 30 pikë (të gjithë titullarët e Mavericks realizuan mbi 10 pikë).

Milwaukee Bucks fitoi duelin e kreut me Philadelphia në Lindje. Giannis Antetokounmpo realizoi 27 pikë e 16 rebound, më i miri në fushë, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Embiid për miqtë.

Fiton edhe San Antonio Spurs, 106-91 ndaj Detroit Pistons, takim ku u dallua Derrick White me 26 pikë. Surprizon ekipi i Boston Celtics, që mundi 99-86 Phoenix Suns, duke zbehur disi shanset e miqve për të marrë kreun në Perëndim. Kemba Walker me 32 pikë ishte lider në fushë për Boston.

Fitore të thellë korri Neë Orleans Pelicans, që mundi 135-100 Orlando Magic me Ingram që shënoi 29 pikë. Ndërsa Chicago Bulls mposhti 108-91 Charlotte Hornets. Vucevic, White e Young realizuan nga 18 pikë secili.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN