MENU
klinika

NBA

Jazz fundosin Rockets, Phoenix thyen Philadelphian

22.04.2021 - 10:25

Janë luajtur plot 12 ndeshje në NBA. Utah Jazz konsolidon pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores 112-89 ndaj Houston Rockets, ndeshje e dominuar dhe fituar me meritë nga miqtë.

45 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit, ku diferencën e bënë Clarkson me 22 pikë e Ingles me 21 pikë. Që pas largimit të James Harden, Rockets kanë pasur rënie të theksuar, teksa tashmë ndodhen në vendin e fundin.

Të njëjtin ritëm ndjek në Perëndim edhe Phoenix Suns, forca e dytë, që mundi 116-113 Philadelphian jashtë fushe. Një ndeshje me emocione deri në fund, ku për vendasit u dallua Embiid me 38 pikë e 17 rebound, por që nuk mjaftuan. Chris Paul realizoi 28 pikë për Suns, duke qenë lider për miqtë. Një humbje që rrezikon vendin e parë në Lindje për Philadelphian.

Humbet Golden State, që ndërlikon pozitat në renditje. Warriors u mundën 118-114 nga Washington Wizards, me Beal që realizoi 29 pikë për vendasit. Pa probleme fiton ekipi i Los Angeles Clippers, që mposhti 117-105 Memphis Grizlies.

Nuk ndalet skuadra e New York Knicks, merr fitoren e tetë radhazi. Nju jorkezët fituan në shtëpi në kohën shtesë ndaj Atlanta Hawks 137-127 dhe ngjiten në vendin e katërt në Lindje, duke parakaluar pikërisht Hawks. Randle ishte autori i 20 pikëve dhe 11 rebound për vendasit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN