MENU
klinika

NBA

Fitojnë pretendentët, 7 fitore radhazi për Knicks

21.04.2021 - 10:12

Ishte nata e ekipeve pretendente në dy konferencat e NBA. Skuadra e Brooklyn Nets mposhti në transfertë 134-129 New Orleans Pelicans, sfidë ku 7 lojtarë të miqve realizuan mbi 10 pikë. Irving me 32 pikë më i miri.

Williamson realizoi 33 pikë për vendasit, por që mbetën për statistikë. Për Brooklyn vijojnë mungesat e Durant e Harden, të dëmtuar. Nets mbajnë vendin e dytë në Lindje, por janë afër kreut dhe do të tentojnë deri në fund për ta marrë atë.

Në Perëndim, Los Angeles Clippers vijon të shfaqë formë të mirë në këtë fazë të fundit të sezonit të rregullt. Skuadra kaliforniane, e udhëhequr nga Paul George, autor i 33 pikëve dhe 11 “rebound”, fituan 113-112 ndaj  Portland në një sfidë shumë të luftuar e që u vendos në sekondat e fundit, me McCollum që nuk mundi të realizonte në gjuajtjen e fundit, e cila do t’u jepte suksesin Blazers.

Vjen fitorja e shtatë radhazi për New York Knicks, aktualisht të pestët me Konferencën e Lindjes, që mposhtën 109-97 Charlotte Hornets. Vendimtar me 24 pikë RJ Barrett, ndërsa për Hornets më i miri rezultoi Washington me 26 pikë.

Atlanta Hawks vazhdon të tregojnë formë të mirë, duke fituar 112-96 ndaj Orlando Magic falë 25 pikëve Trae Young dhe “double-double” të Clint Capelas, që e mbylli takimin me 14 pikë dhe 19 “rebound”. Sukses edhe për Minnesotan përballë Sacramento Kings me rezultatin 134-120. Spikati me 28 pikë Edwards, pa harruar edhe 26 pikë e 18 “rebound” të Towns.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN