MENU
klinika

NBA

Jazz hakmerren ndaj Lakers, Suns mposhtin Bucks

20.04.2021 - 10:29

Shkurorëzohen kampionët në fuqi të NBA, të paktën në Konferencën e Perëndimit. Utah Jazz hakmerret ndaj Los Angeles Lakers për humbjen e pak ditëve më parë, duke fituar 111-97 dhe ruajnë kreun e renditjes në këtë konferencë.

Të gjithë titullarët e Jazz realizuan mbi 10 pikë, ndërkohë që shënuesi më i mirë ishte Clarkson me 22 pikë, që e nisi takimin nga stoli. Kalifornianët, përveçse kanë zbritur në vendin e pestë, rrezikojnë ta humbin edhe këtë pozicion. Te Lakers ndihet shumë mungesa e Lebron James dhe Anthony Davis, që vijojnë të jenë të dëmtuar.

Stephen Curry vijon të jetë një përbindësh, duke realizuar 49 pikë në fitoren e Golden State, 107-96 në fushën e Philadelphia. Golden State vijon garën për një vend në play off në Perëndim, ndërsa Philadelphia, me këtë humbje rrezikon kreun në Konferencën e Lindjes.

Në sekondën e fundit të kohës shtesë fiton ekipi i Phoenix Suns, që mundi 128-127 Milwaukee Bucks, një përballje mes dy ekipesh pretendente në dy konferencat. Katër lojtarë të Phoenix realizuan mbi 20 pikë, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Antetokunmpo për Bucks. Në shtesë fiton Denver Nuggets, që mposhti 139-17 Memphis Grizlies. Nikola Jokic shkëlqeu me 47 pikë e 15 rebound.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak