Moderatorja Fjoralba Ponari na ka shoqëruar prej vitesh në ekran dhe tashmë është kthyer në një prej personazheve më të dashur për publikun.
Filimet e saj kanë qenë në “The voice of Albania”, teksa aj njihej me skenën dhe përballej me emocionet e bukura të ekranit, që tashmë ka ariitur t’i superojë më së miri.
S’dimë nëse e keni vënë re ju, por ndjekësit kanë vënë re një “çoroditje” të çuditshme për disa kohë në look-un e veshjet e Fjoralbës në ekran.
Në fakt, as ajo vetë s’e ka dashur diçka të tillë, por e kanë “detyruar me pahir” t’i përshtatet rregullave të formatit në të cilin është ndodhur.
“Është e vërtetë! Kur nisa punën si moderatore, më është thënë vazhdimisht që duhej t’i përshtatesha në veshje një formati të caktuar, që unë s’e gjeja veten fare, ndryshe nga ai që unë preferoja! Dhe kam bërë zgjedhje skandaloze në look në të kaluarën. Por nejse, të shkuara të harruara. E mira është që me kalimin e viteve, rigjeta veten në stil dhe në tv kam gjetur të mesmen e artë mes asaj që pëlqej dhe asaj që funksionon në tv”, ka shkruar Fjoralba.
Ajo nuk e ka saktësuar se në cilën fazë të ekranit ka ndodhur çoroditja, por mjaftohemi me faktin që tashmë ka gjetur sërish vetveten. I ka ekrani këto!