MENU
klinika

Higjena

Si të zbardhni dhëmbët për 2 minuta!

27.10.2018 - 13:07

Të gjithë dëshirojmë të kemi dhëmbë të shëndetshëm dhe të bardhë. Por për të arritur këtë, mund të duhet shumë përpjekje dhe kohë. Mund të shkoni tek dentisti për një zbardhim profesional, por kjo do t’ju kushtojë shumë, plus që nuk është e shëndetshme për dhëmbët tuaj.  Mund të blini shumë lloje xheli zbardhues, por shumica e tyre janë joefektive.

Tani ekziston një mënyrë efektive për të zbardhur natyrshëm dhëmbët. Gjithçka që ju duhet është 2 minuta nga koha juaj dhe 2 përbërës: sode buke dhe vaj kokosit.

Sode e bukës:

Është shumë e dobishme për shëndetin e mishit të dhëmbëve sepse rregullon vlerat e pH në gojë, duke vrarë baktere të dëmshme që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve. Plus, ka efekte të jashtëzakonshme zbardhëse.

Vaj kokosit:

Ka përfitime të shumta shëndetësore, si trajtimi i problemeve të tretjes, problemet hormonale, rregullimi i nivelit të kolesterolit dhe sheqerit në gjak. Vaj kokosit është provuar të ketë veti antifungale dhe antibakteriale, kështu që është i shkëlqyer edhe për kujdesin oral. Ekspertët thonë se vaji i kokosit është shumë efektiv në parandalimin e riprodhimit të baktereve Streptococcus, shkaku kryesor i prishjes së dhëmbëve. Mund të ketë të njëjtat efekte si pastat e  dhëmbëve që përmbajnë triclosan. Në ditët e sotme, shumica e llojeve të pastave të dhëmbëve përmbajnë fluoride, të konsideruar si një kimikat toksik që  mund të shkaktojë helmim.

 Pra, zëvendësoni pastën standarte të dhëmbëve me një produkt që mund ta përgatisni vet në shtëpi.

Miksoni në sasi të barabartë  të dy përbërësit derisa të bëhet në trajten e nje paste dhe e  përdorni  atë si çdo pastë dhëmbësh e zakonshme. Për një aromë të freskët, mund të shtoni pak mente.

Me veti anti-plakje dhe pasur me vitaminë C

Zbuloni përfitimet nga përdorimi i trëndafilit të egër

Nuk bllokojnë enët e gjakut dhe ndihmojnë në uljen e kolesterolit

Cilat janë yndyrnat e shëndetshme për trupin tuaj