24.04.2021 - 15:01
Kanë përfunduar dy ndeshjet e play-off në Grupin A në Kategorinë e Parë. Dinamo fiton 1-0 duelin direkt me Burrelin dhe afrohet me ngjitjen në Superligë. Blutë e kryeqytetin e shënuan golin e fitores në minutën e parë shtesë.
Ndeshja e luajtur në “Selman Stërmasi” ka qenë shumë e luftuar, por matjanët kanë qëndruar fort edhe me 10 lojtarë në fundin e ndeshjes. Gjithsesi, fatale minuta e parë shtesë. Në minutat shtesë barazoi Burreli për një moment, por u anulua.
Në ndeshjen tjetër, Korabi bëri detyrën ndaj Vorës. Dibranët fituan 3-1. Dy gola u shënuan nga Skuka, ndërsa spikati goli i talentit dibran Drilon Murja, që në momentin që i besohet vendi si titullar, tregon veten.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kategoria e Parë