MENU
klinika

Kategoria e Parë

Tomori thyen Besën, Egnatia i përgjigjet në Pogradec

23.04.2021 - 16:01

U zhvilluan dy ndeshje të Grupit B në Kategorinë e Parë, të vlefshme për play-off për ngjitjen në Superligë. Egnatia fitoi 1-0 në Pogradec dhe mban kreun me shtatë larg vendit të dytë.

Rrogozhinasit shënuan në minutën e 87-të me anë të Santos. Vendasit patën mundëi të barazonin në minutën e fundit, por portieri mik bëri mrekullinë. Një fitore me shumë vlerë, kur mbeten edhe 3 ndeshje nga fundi.

Tomori vuajti jo pak për të marrë tri pikët ndaj Besës në Berat, duke fituar 2-1. Vendasit shënuan të parët në 53’, por katër minuta më pas kavajasit barazuan me Lilën. U desh goli i Oshafit që beratasit të merrnin 3 pikët.