MENU
klinika

Premier League, Java 33

Mjafton 1 gol në derbi, Chelsea në zonën Champions

24.04.2021 - 19:26

 

Chelsea futet në zonën Champions, të paktën provizorisht, kur mbeten edhe 5 ndeshje nga Premier League. Blutë e Londrës fituan derbin 0-1 ndaj West Ham, një rival direkt për këtë zonë.

Timo Ëerner ka shënuar golin e 0-1 në minutën e 44’. Gjermani ka shkundur rrjetën, pasi ka marrë një pasim perfekt nga Chilëell në hyrje të zonës. Me këtë gol mbyllet pjesa e parë.

Në fakt, 0-1 përfundon e gjithë ndeshja, pasi në pjesën e dytë nuk u shënua më. Nga minuta e e 81-të u bë disi më e lehtë për Blutë e Londrës, pasi West Ham mbeti me 10 lojtarë pas ndëshimit me të kuq të Balbuena-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN