MENU
klinika

Salah, në historinë e Liverpool

Rekordi në Premier League, asnjë si Tuchel

25.04.2021 - 12:49

Chelsea mori një fitore jetike në luftën për Champions, teksa triumfoi 0-1 ndaj një kundërshtari direkt si West Ham në transfertë. Tjetër fitore për Blutë e Londrës pa pësuar gol, që e bën trajnerin Tuchel dhe ekipin e tij të vendosin një rekord absolut.

Thomas Tuchel është i pari trajner në historinë e Premier League që i arrin 10 ndeshje pa pësuar gol (clean sheet), në vetëm 14 ndeshje nën drejtimin e një klubi anglez.

Një rekord i çmendur, pasi në 14 ndeshje si trajner i Chelsea në Premier League, Tuchel e ka parë ekipin e tij të pësojë gol vetëm 4 herë. Gjermani vendos një tjetër rekord dhe vijon të konfirmohet si lëvizja e duhur e drejtuesve të klubit nga “Stamford Bridge”, që e afruan në stol, në vendin e Frenkie Lampard.

Ndërsa sulmuesi egjiptian Mohamed Salah, me golin e shënuar në sfidën ndaj Newcastle, hyri në historinë e Liverpool si lojtari që ka arritur të shënojë për tre sezone mbi 20 gola.

Statistikën e veçantë të egjiptianit e publikoi vetë faqja e Liverpool në ‘’Twitter’’ duke u mburrur me sulmuesin e saj. Në sezonin e parë me të kuqtë Salah arriti të shënonte 32 gola. Në sezonin e dytë 22 gola, në të tretin 19 gola dhe këtë sezon ka arritur të shënojë 20 gola teksa kanë mbetur dhe 5 ndeshje nga fundi i kampionatit.

Forma jo e mirë e Liverpulit kohët e fundit nuk e ka penguar Salah që të shfaqë një formë tepër të mirë, teksa është folur shumë dhe për një transferim të tij te Real Madrid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN