MENU
klinika

"Në përfundim të numërimit pranoni gjykimin e votuesve!"

Yuri Kim thirrje liderëve politikë: Mos supozoni rezultate

25.04.2021 - 19:10

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim i ka bërë thirrje kandidatëve dhe udhëheqësve politikë që të mos supozojnë rezultate dhe në përfundim të procesit të numërimit të pranojnë gjykimin e votuesve.

Përmes një shënimi në Twitter, Kim thotë se votuesit shqiptarë dolën masivisht për të shprehur vullnetin e tyre dhe autoritetet e zbatimit të ligjit kanë për detyrë të sigurojnë integritetin e votës.

“Votuesit në Shqipëri dolën me forcë të plotë për të shprehur vullnetin e tyre. Zgjedhjet dhe autoritetet e zbatimit të ligjit kanë për detyrë të sigurojnë integritetin e votës. Kandidatët dhe udhëheqësit, gjithashtu, kanë detyrën e tyre: të mos supozojnë rezultate, por të pranojnë gjykimin e votuesve kur përfundon numërimi”, shkruan Kim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të respektohet rezultati që do të shpallë KQZ"

Mbyllja e votimit/ Soreca: Ndiqni me qetësi e durim numërimin!