MENU
klinika

Shkëlqeu në mbrëmjen e bamirësisë

Dua Lipa zbulon shumën marramendëse që u mblodh

27.04.2021 - 09:30

Festa e përvitshme e Elton John pas çmimeve “Oscars”, këtë herë ishte pak më ndryshe për shkak të masave nga Covid-19. Ky event zakonisht mbahet në Los Angeles menjëherë pas ceremonisë “Oscars”, por këtë vit Elton mbajti një event në Londër, që u transmetua onine. I gjithë ky organizim o mbajt për të mbledhur para për fondacionin e Elton John që ndihmon të prekurit nga SIDA.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Dua tregoi se mbrëmja e bamirësisë tashmë ka mbledhur 3 milionë dollarë për të luftuar HIV/SIDA.

“EJAF mblodhi 3 milionë dollarë për të luftuar HIV / AIDS faleminderit të gjithëve që më ndoqët!”, shkroi Dua krahas fotove.

Në këtë festë, këngëtarja shqiptare tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Dua nuk veshi vetëm një fustan për mbrëmjen, por dy të punuar nga “Balenciaga”. Fustani i parë ishte shumë i ndritshëm dhe e kishte shoqëruar me bizhuteri të njëjta dhe një palë këpucë të bardha. Ndërsa fustani i zi ishte në ngjyrë të zezë, që ishte i ngushtë deri në pjesën e këmbëve dhe poshtë vinte i fryrë.

Pas performancës që u pëlqye shumë nga publiku, Dua Lipa ka shkruar dy fjalë për artisten. Ajo ka falenderur John që e zgjodhi për të kënduar përkrah tij në eventin, që mblodhi më shumë se 2 milionë paund për kauzën e madhe.

“I dashur Elton, faleminderit që më zgjodhe mua për të performuar përkrah teje ditën e djeshme. Një nder i vërtetë dhe një ëndërr e bërë realitet që performova me ty për një kauzë kaq të jashtëzakonshme. Vazhdoj të buzëqesh nga veshi në vesh dhe nuk do e harroj kurrë këtë moment, veçanërisht që këndova me ty Bennie and The Jets dhe Love Again. Të dua!!!”, ka shkruar Dua për Elton John.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN