MENU
klinika

Internet me shpejtësi të lartë kudo në botë

Rusia nxjerr në orbitë 36 satelitë të rinj

28.04.2021 - 09:38

Rusia nxori në orbitë 36 satelitë të rinj nga operatori britanik OneWeb, i cili po vendos një yjësi për të siguruar internet me shpejtësi të lartë kudo në botë.

“Raketa Soyuz-2.1b u ngrit me sukses nga Cosmodrome Ruse Vostochny në Lindjen e Largët. Të gjithë satelitët janë vendosur me sukses në orbitat e synuara dhe janë nën kontrollin e klientëve”, theksoi agjencia ruse e hapësirës në një deklaratë.

Bëhet fjalë për lëshimin e dytë të satelitëve OneWeb brenda këtij viti. I pari u zhvillua më 25 Mars me 36 satelitë të vendosur në orbitë. Disa lëshime të tjera kanë ndodhur në 2020 dhe 2019.

Oneweb, në pronësi të qeverisë britanike me indianin Bharti, parashikon një internet global i cili do të jetë operacional në fund të vitit 2022 falë 650 satelitëve në orbitë. Sipas një kontrate me europianin Arianespace të konfirmuar në shtator 2020, 16 lëshime të Soyuz janë planifikuar midis Dhjetorit 2020 dhe fundit të vitit 2022 për të përfunduar tërëisht rrjetin Oneweb.

Disa projekte për të ngritur yjësi që ofrojnë një internet global nga hapësira janë duke u zhvilluar. Miliarderi amerikan Elon Musk, kreu i kompanisë hapësinore SpaceX, tashmë ka hedhur në orbitë për këtë qëllim një mijë satelitë për të krijuar rrjetin Starlink. Themeluesi i Amazon Jeff Bezos ka një projekt të ngjashëm të quajtur Kuiper.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për praktika të pandershme konkurrence

Apple mund të gjobitet nga Komisioni Evropian