MENU
klinika

Kina ka nisur vonë eksplorimin e hapësirës

Kina lëshon modulin e parë të stacionit të ri hapësinor

29.04.2021 - 10:02

Moduli Tianhe – i cili përmban banesa për anëtarët e ekuipazhit – u nis nga Qendra Hapësinore e Wenchang me një raketë Long March-5B, shkruan BBC, transmeton IndeksOnline.

Kina shpreson që stacioni i ri të jetë funksional deri në 2022.

I vetmi stacion hapësinor aktualisht në orbitë është Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar, nga i cili përjashtohet Kina.

Kina ka nisur vonë eksplorimin e hapësirës. Ishte vetëm në vitin 2003 që dërgoi astronautin e tij të parë në orbitë, duke e bërë atë të renditet në vendin e tretë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Internet me shpejtësi të lartë kudo në botë

Rusia nxjerr në orbitë 36 satelitë të rinj