30.04.2021 - 08:26
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në rrjete sociale një video ku tregon zhvillimin që do t’i sjellë vendit ndërtimi i Aeroportit Ndërkombëtarë të Vlorës.
Në video, në formën e një rrëfimi, Rama thotë se do të bëhet e mundur në këtë aeroport, linja direkte Nju Jork–Vlorë, në mënyrë që emigrantët shqiptarë në SHBA të vijnë në Shqipëri.
Po ashtu, ai nxjerr në pah edhe hovin e madh ekonomik që do të sjellë ndërtimi i këtij aeroporti, vendet e punës që do të hapen, por edhe turistët e shumtë që do të vijnë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Në rritje me 13%
Aeroporti i Tiranës, 2.5 milionë udhëtarë këtë vit
"Shqipëria do të ketë gjithnjë pak frymë italiane"