MENU
klinika

Kursi i stabilizimit

Banka e Shqipërisë: Monedha europiane ka pësuar ulje

27.10.2018 - 20:53

Euro ka rënë ndjeshëm gjatë ditëve të fundit me rreth 1 pikë përqindje. Sipas kursit të BSH aktualisht 1 euro po shkëmbehet me 124.56 lekë, duke arritur një prej niveleve më të ulëta që prej muajit qershor të këtij viti.

Shkak mendohet se është qarkullimi i lartë i euros në treg, ndërsa kërkesa për të është e dobët. Por gjithashtu mendohet se efekt psikologjik në zhvlerësimin e euros ka dhënë edhe emetimi i eurobondit, prej 500 mln eurosh nga qeveria shqiptare.

Një tjetër arsye mendohet se është edhe zgjatja e sezonit turistik, duke sjellë rritje të mëtejshme të monedhës në vend.

Ndërkohë BSH vijon ndërhyrjen e kursit të stabilizimit duke blerë euro. Por mungesa e një plani të detajuar sipas ekspertëve sa i përket monedhës së huaj në treg do të sjellë të tjera luhatshmëri të kursit të këmbimit.

Në tre muajit e fundit monedha europiane ka qendruar në nivelin e 125 lekëve. Sipas të dhënave të BSH leku u mbiçmua mesatarisht me 2.3% kundrejt euros në vitin 2017. Por ky mbiçmim u përshpejtua rreth nivelit 6.4% vetëm në 6 mujorin e parë të 2018.

Zhvlerësimi i euros është mjaft i konsiderueshëm nëse e krahasojmë me janarin e këtij viti, kur 1 euro këmbehej me 134 lekë, duke pësuar një zhvlerësim me të paktën 10 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rritje nga kredia e KESH

Borxhi i jashtëm, 8.1 mld euro


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!