MENU
klinika

3.500 persona do lejohen të hyjnë në arenë

Detaje/ Si do të zhvillohet Eurovisioni?

01.05.2021 - 10:45

Qeveria holandeze ka konfirmuar që Festivali Europian i Këngës, në Roterdam mund të zhvillohet me një audiencë të kufizuar në kushte të rrepta që sigurojnë shëndetin dhe sigurinë e tifozëve, ekipit dhe medias.

Një maksimum prej 3.500 personash do të lejohen të hyjnë në arenë,afërsisht 20% të kapacitetit të Roterdam Ahoy. Biletat janë në dispozicion vetëm për ata që i blenë për shfaqjen e vitit të klauar, tashmë nuk do të ketë shitje në publik.

Të gjithë anëtarët e audiencës duhet t’i përmbahen protokolleve të rrepta të shëndetit dhe sigurisëm, të vendosura nga qeveria holandeze.

Martin Österdahl, Mbikëqyrësi Ekzekutiv i Konkursit të Këngës Eurovision, u shpreh i kënaqur me përgatitjet e bëra deri më tani. “Bota do të shikojë kur të rikthejmë Konkursin e Këngës Eurovision muajin tjetër dhe, ndërsa miliona njerëz shijojnë konkursin në TV dhe në internet, ne jemi të kënaqur që puna e palodhur e artistëve, delegacioneve dhe ekipit do të ndahet gjithashtu me një audiencë të drejtpërdrejtë në arena Ahoy”.

Rreth  180 milion shikues nga mbi 45 vende ndjekin çdo vit festivalin më të rëndësishëm të këngës në Europë.

Një protokoll i gjerë Covid 19 është tashmë në dispozicion për punonjësit, shtypin dhe artistët.

Numrat janë zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme. Delegacionet janë shumë më të vogla dhe shumica e gazetarëve do të ndjekin konkursin e këngës Eurovision nga shtëpia këtë vit në qendrën tonë të shtypit në internet. Duke testuar të gjithë në Rotterdam Ahoy çdo 48 orë dhe duke i bërë artistët të lëvizin brenda zonave tona ‘Safe Harbor’, ne duam ta mbajmë koronavirusin sa më shumë që të jetë e mundur”, thekson drejtori ekzekutiv. Sietse Bakker.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN