MENU
klinika

Më në fund

Elvana Gjata rikthehet pas 3 vitesh në një studio televizive

01.05.2021 - 11:11

Më në fund Elvana Gjata do rikthehet në televizion, për të dhënë një intervistë të cilën kemi kohë që e presim. Këngëtarja është e ftuar në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun ku do flasë rreth albumit të saj të fundit.

“Çelu” do vijë në një koncept dhe version krejtësisht ndryshe dhe që nuk e kemi parë ndonjëherë në një studio televizive, teksa Elvana pritet të performojë live të shtata këngët.

Në emision nuk do të mungojnë njerëzit e saj më të afërt, si dhe bashkëpunëtorët më të mirë të saj. Spektakli dhe surprizat janë të garantuara teksa neve na mbetet të presim ditën e shtunë.

Në 16 prill, Elvana u rikthye me “Çelu”, një mini-albumin që përmban 7 këngë, i cili ka marrë pëlqimet e padiskutueshme të publikut. “Çelu” synon që të çelë shpirtin e vetë këngëtares fillmisht, por edhe të të gjithë shqiptarëve që kohët e fundit kanë përjetuar një situatë aspak të lehtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


3.500 persona do lejohen të hyjnë në arenë

Detaje/ Si do të zhvillohet Eurovisioni?