Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin i ka reaguar kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, pasi ai ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës Albin Kurtin.
Në reagimin e tij Vulin ia ka përkujtuar 10 mijë vaksinat që Mali i Zi i ka pranuar donacion nga Serbia ditën e djeshme.
“Në ditën që ai pranoi 10 mijë vaksina nga Serbia dhe Presidenti Vuçiç, një letër urimi nga Krivokapiç për Albin Kurtin u publikua. Kryeministri i Malit të Zi i shprehu urimet e tij kështu që askush nuk do të mendonte se Kosova nuk ishte shtet për të. Kur flitet për Srebrenicën, Krivokapiç i referohet ligjit ndërkombëtar kur dërgon “respektin më të thellë për Kurtin” por nuk përmend rezolutën 1244. Vaksinat nga Serbia ishin të mira për shëndetin e tij, si dhe urimet për Kurtin”, ka thënë Vulin.
Ndërkohë një ditë më parë presidenti I Malit të Zi ka uruar Kurtin për detyrën e re duke i uruar sukses në qeverisje.