Çifti i famshëm Arbenita dhe Fero janë bërë prindër për herë të parë këtë viti. Lajmin e konfirmoi fillimisht vetë modelja e cila u shfaq me vogëlushen në krahë. Çdo gjë erdhi surprizë për të gjithë ndjekësit e çiftit pasi ata zbuluan pak muaj më parë se kishin kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë pas disa vitesh lidhje.
Që në këtë çast lindën dhe aludimet e para se Arbenita mund të ishte shtatzënë. “Iconstyle” publikoi i pari shtatzaninë e Arbentiës, me fustanin e kuq që kurorëzoi martesën. Spekulimet që mund të bëheshin prindër i konfirmoi dhe vetë Arbenita duke postuar një foto me barkun e rrumbullakosur.
Ditën e sotme, Arbenita “sheqerosi” rrjetin social Instagram, me një foto bashkë me vajzën, të cilat duken shumë të lumtura pranë njëra – tjetrës. Në foton e postuar modelja shkruan “E imja” bashkë me një ikonë dashurie, si për të konfirmuar se vogëlushja është dashuria e saj më e madhe.
Emri i vogëlushes së modeles dhe Feros është Nina por akoma nuk e kemi zbuluar portretin e saj, pasi çifti në çdo rast e ka mbuluar fytyrën e vajzës me një ikonë zemre.
Lidhja e dashurisë së Arbenitës dhe Feros është një ndër më të përfolurat pasi shpesh kanë “plasur” skandale rreth marrëdhënies së tyre por gjithmonë dashuria triumfon.