MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Dopietë dhe asist, shkëlqen Cikalleshi

02.05.2021 - 17:43

Sokol Cikalleshi është bërë protagonist sërish ditën e sotme duke shënuar dopietë për skuadrën e tij Konyaspor në sfidën ndaj Karagumruk, por edhe duke dhënë asist në fitoren 5-1.

Cikalleshi përfitoi nga një rrëmujë në zonë në minutën e 61-të të takimit për të shënuar golin e dytë dhe të avantazhit për ekipin e tij. Tri minuta më vonë Cikalleshi mori i vetëm një top në fundore dhe shërbeu për sulmuesin tjetër me origjinë shqiptare, Zymer Bytyqi i cili e pati të thjeshtë të shënonte me portierin gjysmë të shtrirë.

Në minutën e 85-të të ndeshjes një kundërsulm mjaft i shpejtë i Konyasporit solli dhe golin e 4-t për skuadrën dhe të dytin personal për Cikalleshin i cili nuk e kishte të vështirë të shënonte i vetëm përballë portierit.

Mbetet për tu theksuar se Cikalleshi shënoi dhe në minutën e 24-t të ndeshjes me një goditje me kokë, por gjyqtari pas u konsultua me VAR-in e anuloi golin pasi 30 vjeçari ishte në pozicion jashtë loje në momentin e krosimit.

Shtatë gola në këtë kampionat për Cikalleshin, ndërkohë ka ndihmuar skuadrën dhe me 3 asiste. Konyaspor ndodhet në vendin e 11-të në Superligën turke, duke mos luftuar për asgjë, por mos rrezikuar aspak për rënien.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”